Olta Gixhari dhe Sara Hoxha janë kthyer në një dyshe shumë simpatike, e cila është krijuar gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku Olta do të jetë protagoniste e Sara do të luajë rolin e motrës së Oltës.
Edhe pas mbylljes së xhirimeve, miqësia e tyre vazhdon dhe ato vazhdojnë të kalojnë kohë me njëra-tjetrën, por me një përjashtim të vogël, pasi ato nuk flasin dot më në kamera së bashku, tani që janë larg njëra-tjetrës. Pse do thoni ju? Epo, mesa duket telefonat ua kanë bllokuar fëmijët e tyre, Amari dhe Poem, të cilët e kanë kaluar miqësinë e tyre në nivel tjetër dhe flasin gjithë kohën në kamera së bashku.
Këtë na e kanë treguar vet vajzat përmes Instastory, ku shprehen shumë të lumtura për këtë fakt dhe miqësinë e dy fëmijëve të tyre, që sipas Oltës do e kalojë marrëdhënien që ka aktualisht me Sarën nga shoqe në krushka :p