Olta Gixhari tashmë është në një pritje të ëmbël e ndërsa pret që muajt të kalojnë e ajo të sjellë në jetë djalin e saj të dytë, aktorja shfaqet tejet aktive në rrjetet sociale.
Teksa ndodhet për disa ditë pushimesh në Spanjë, ku do të bëjë edhe lindjen e dytë, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj përmes një ‘Ask me a question’.
“Kur do të shohim përsëri në TV se na mori malli” – shkruan një ndjekës, ndërsa Olta përgjigjet “Edhe mua më mori malli për ju! Së shpejti…”

Nuk dihet nëse Olta do të jetë sërish anëtare jurie në sezonin e tretë të “Dancing with the stars”, por e sigurt është që aktorja nuk do t’i mungojë më ekraneve shqiptare, të paktën edhe për ca kohë.