Mbrëmja e pestë e DWTS solli të gjitha ngjyrat e spektaklit – nga performancat te humori e debatet, ku nuk munguan as situatat komike.
Një ndër to, ishte momenti kur po vlerësohej performanca e Julianës, për të cilën Iliri u shpreh se nuk i pëlqeu lëvizja e saj e belit.
Në atë moment, Olta u ngrit nga karrigia dhe nisi të tregojë se si duhet të lëvizte belin Juliana, ndërsa Iliri vazhdonte të fliste.
Ky moment shkaktoi mjaft të qeshura në sallë, ndërsa Iliri tha se nuk i pa lëvizjet e Oltës.