Olta Gixhari po vijon pushimet e saj, tashmë me miqtë. Ajo aktualisht ndodhet në Porto Palermo, një plazh mes Himarës dhe Qeparoit.
Teksa ka ndarë vazhdimisht momente të ditës në Instastory, ajo ka treguar dhe darkën e saj, që janë iriqët e detit, të cilët Olta i quan “buka e gojës”. Jo vetëm kaq, por aktorja i është “futur punës” dhe i ka kapur vet një për një iriqët, dhe jo pak por një termus plot.
Më tej, ajo ka postuar një video, ku thotë: “Shifeni tani si kapen iriqët, si nxirret buka e gojës. Se thoni ju, jo Olta kështu, jo Olta ashtu. Olta në Porto Palermo duke nxjerrë bukën e gojës ndërkohë. Ja urdhëro”
Ja pra, kur punon edhe shpërblehesh me një darkë plot me iriqë deti! Epo Olta, të bëftë mirë “buka e gojës”! 🙂