Olta Gixhari dhe Sara Hoxha janë kthyer në një nga dyshet më të komentuara kohët e fundit. Vajzat kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrin, pasi përveç miqësisë i lidhin edhe projektet e përbashkëta.
Së fundmi, Olta ka postuar një foto, teksa shihet vajza e Sarës në makinë, dhe Sara jashtë duke u përqafuar. “Hajde Sara se kemi puuunë” – shkruan aktorja, ndërsa Sara me sa duket nuk ka në plan të lëvizë.
Para se të fillojnë aludimet, na lejoni t’iu themi që mashkulli “misterioz” në krahët e Sarës është Ledri Vula, bashkëshorti i saj, gjë që kuptohet përmes tatuazheve në krah.