Pas disa muajsh në qendër të vëmendjes, tashmë është e dukshme se Ledri dhe Sara, janë larg njëri-tjetrit – të ndarë ose jo përfundimisht, ende ngelet mister!
Duket se gjithë situata e krijuar fillimisht me Dafina Zeqirin e më pas me Sara Hoxhën, e vendosën këngën e re të Ledrit (me një tekst plot ‘kunja’) në qendër të vëmendjes.
“Paranormal” nuk i ka shpëtuar as Olta Gixharit, shoqes së Sara Hoxhës, e cila sot ka postuar një Instastory duke dëgjuar këngën e re të reperit.
“E ke qa këtë këngën. Ça teksti. Hyn edhe nuk di nga del, e kupton ça thotë. Nonës time Ledri njëherë.” – dëgjohet të thotë Olta, teksa këndon këngën.
Instastoryn e Olta Gixharit, e ka shpërndarë edhe Ledri, i cili shkruan: “Paranormal Olta“.