Prej kohësh tashmë rrjeti ka aluduar për një shtatzëni të Olta Gixharit, ndërsa ka parë me detaje postimet e fundit të aktores ku shfaqet me bark disi të rrumbullakosur.
Ndërsa lajmi është konfirmuar prej disa ditësh nga mediat, sot aktorja vendosi ta konfirmojë vet live në DWTS.
Olta u shpreh se gjatë gjithë periudhës së spektaklit ka qenë shtatzënë dhe ka pritur një mbrëmje të veçantë si kjo finale për ta ndarë me publikun.
Aktorja u shpreh se ende nuk e ka parë gjininë e bebit, por do të donte të bëhej nënë e një vajze, duke qenë se një djalë e ka tashmë.