Dita e djeshme ka qenë e veçantë në familjen e Olta Gixharit. Djali i saj, Amar, ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur 3 vjeç.
Sigurisht nuk ka munguar një festë e bukur për të voglin e aktores. Sot Olta ka ndarë për herë të parë portretin familjar ku shihet me partnerin, Dorin, dhe Amarin teksa ai i fryn qirinjve.
Krah postimit, Olta shkruan:
Familja është pika ime më e rëndësishme!
Faleminderit për urimet tuaja dhe ju uroj të jeni të lumtur me të dashurit tuaj!
Me shumë dashuri nga ne të tre.