Ndërsa presim fillimin e “Dancing with the stars Albania”, pak nga pak po zbulohen gjithë detajet e spektaklit.
Burime për “Kryefjala”, kanë bërë me dije se Olta Gixhari, do të jetë pjesë e jurisë së DWTSA, krah Ilir Shaqirit si kryetar jurie, duke plotësuar kështu katërshen e jurisë edhe me Valbona Selimllarin dhe balerina Lori Bala.
Jo vetëm kaq, por pritet që pjesë e spektaklit të jetë edhe Kiara Tito, pasi spektakli këtë vit do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi.
Gjithashtu, deri tani janë zbuluar një pjesë e çifteve që do të marrin pjesë, duke sfiduar veten në kërcim, ndër ta emra si: Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërcyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, ndërsa pritet që yjeve t’iu shtohen edhe Fifi, Ina Kollçaku, Sardi Strugaj, ndërsa mbetemi në pritje të 4personazheve të fundit për të plotësuar 12-shen e personazheve që do të kërcejnë krah balerinëve profesionistë.