Ndërsa zhurma e BBV 2 ende nuk ka mbaruar, produksioni po përgatitet për BBV 3 tashmë.
Ndër emrat që po përfliten se mund të jenë banorë të edicionit të tretë, janë Flor Mumajesi, Klajdi Haruni, Meriton Mjekiqi si dhe Ledri Vula. Ky i fundit me sa duket ka hequr dorë, por pse? Për t’i lënë vendin bashkëshortes së tij, Sara Hoxhës.
Shumë pak zëra kanë qarkulluar se Sara do të bëhej pjesë e BBV3 , por tashmë dyshimet u shtuan edhe më shumë, kjo falë Olta Gixharit e cila në një “Ask me” në Instagram me ndjekësit e saj, është pyetur nëse do të jetë pjesë e BBV 3 dhe përgjigjja e aktores ka qenë:
“ Unë dua por Sara Hoxha më tha o ti o unë te treshi” .
Epo, Olta e kaloi eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe sigurisht që nuk do të hyjë sërish në edicion tjetër, por indirekt na tregoi banoren më të re të BBV 3 – mikeshën e saj Sara Hoxha.