E ftuar në “Magjia e Festave” ka qenë Antoneta Koçi, për të folur më shumë për përgatitjet e saj për festat e fundvitit, veshjet që ajo sugjeron, por dhe planet e saj personale.
Ndërkohë Dea Vieri e ka ‘ngacmuar’ paksa Antonetën duke e vendosur në pozita zgjedhjeje mes banorëve të BBVA2, ku ajo ishte pjesë.
Dea Vieri: Natën e Vitit të Ri, ti ke ngecur dhe duhet të zgjedhësh me patjetër se me kë do e festosh. Do zgjidhje ta kaloje me Olta Gixharin apo Krist Dragotin?
Antoneta: Shumë e vështirë. Po them Olta.
Natën e Vitit të Ri e feston me Oltën apo Luiz Ejllin?
Antoneta: Vetëm (qesh). Edhe sikur të isha me një prej këtyre në dhomë, prapë do rrija vetëm. Do them Luizin, po e ndërroj.
Luizin apo Jori Dellin?
Antoneta: Jori.
Jori Delli apo Bled Mane?
Antoneta: Jori.
Jori Delli apo Efi Dhedhes?
Antoneta: Jori.
Jori Delli apo Maestro?
Antoneta: Jori.
Jori Delli apo Dea Mishel?
Antoneta: Po e ndërroj, po them Dea.