Disa thonë se fati është i shkruar,të tjerë besojnë se atë e bën vetë,por në rastin e ishullorëve në “Love Island” e ka në dorë publiku,ku vendos kush do rri e kush kthehet.
Sonte votat renditën si më pak të votuarat Irisin dhe Sofielën.
Vendimi shkon në duart e djemve të cilët mblidhen në sallon ku ju duhet të vendosin për fatin e njërës nga vajzat.
Opinionisti i programit,Olti Curri është shprehur:
“Kërcimet që ajo ka bërë mund të shpëtojnë Irisin. Sofiela ështrë paragjykuar për moshën dhe pamjen, gjithashtu dhe Irisin e penalizoi pamja dhe qëndrimi”
E në fakt e parashikoi shumë mirë sepse djemtë zgjodhën të largojnë Irisin duke thënë:
“Pas përmbledhjes ajo është njohur me shumë djem dhe s’ka pasur dashuri dhe pëlqim për asnjërin, ajo që është votuar për të dalë nga djemtë është Irisi”
Nuk do shumë mend që djemtë i kanë bërë zgjedhjet duke u bazuar tek partneret e tyre,ndoshta kjo ishte dëshira dhe influenca e Xhoanës,Ildës dhe Sofielës..