Mbrëmjen e djeshme ka hapur dyert e shtëpisë “Big Brother Vip Kosova”, duke shënuar kështu sezonin e tij të dytë. Spektakli do të moderohet edhe këtë sezon nga Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, ndërsa opinionistë do të jenë Anita Haradinaj dhe Bled Mane.
Sigurisht, Bled Mane sapo ka dalë nga një format i njëjtë dhe nuk mundi të risjellë disa “copëza” BBVA në Kosovë. Dhe po, e kemi fjalën për Luizin, sipas asaj që rrjeti mendon!
Një nga banorët që i është bashkuar shtëpisë së BBVK mbrëmë, ka qenë Blero, këngëtari i njohur i hiteve si “Fotografia”, “Kthehu ti” etj, i cili prej disa vitesh është shkëputur nga muzika dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për sa i përket jetës së tij personale, e kjo nuk i ka kaluar Bled Manes pa një koment, në formën e një këshille për Bleron.
“U krijua një lloj paralelizmi me një tjetër këngëtar në Shqipëri, i cili ka pasur fatin e Bleros. Të dy goditën shpejt në fillim, u bënë të famshëm. Të dy janë të divorcuar. Të dy u harruan paksa dhe të dy u futën në shtëpinë e BB, dikush në Shqipëri dhe Blero në Kosovë. Kështu që është koha e Bleros, që të rikthehet në skenë fuqishëm me muzikë, sepse BB është një trampolinë e papërsëritshme. Blero do jetë një tjetër këngëtar si ai i Shqipërisë.” – ka thënë Mane duke folur kështu (indirekt) për një banor të BBVA.