Vetëm 3 ditë na ndajnë nga nisja e formatit më të ndjekur televiziv në vend, “Big Brother Vip Albania 3”. Ndërsa banorët ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, është konfirmuar tashmë se moderator i spektaklit do të jetë Ledion Liço, ndërsa opinionist Arbër Hajdari për herë të tretë dhe Ori Nebiaj, ish moderatore dhe aktualisht deputete e “Partisë Demokratike”.
Lidhur me rolin e saj si opinioniste e BBV për herë të parë, Ori ka zhvilluar një intervistë me “Top-Channel” gjatë edicionit informativ.
Ajo shprehet se është shumë e lumtur për ofertën që ka marrë nga Lori Hoxha dhe Top-Channel dhe se ishte e vetmja gjë që mund ta rikthente sërish në ekran.
Sa i përket format, Ori tregon se për të do të jetë më e lehtë me Arbër Hajdarin në krah, duke qenë se është opinionist për herë të 3.
“BB me gjithë përgjegjësinë që kërkon si arenë e krijimit dhe bërjes së opinionit publik, do të marrë kohën e tij të martave dhe të shtunave dhe pjesa tjetër do t’i dedikohet aktivitetit politik. Nuk mund të ketë tifozeri, as asgjë personale por e ftohtë në komentimin e asaj çfarë ndodh brenda në shtëpi.” – shprehet Ori Nebiaj sa i takon pozicionit të saj si opinioniste e BBV3.