Oriola Marashi është një nga modelet më të njohura në vendin tonë. Modelja shqiptare vazhdimisht na bën krenarë duke qenë përfaqësuese dhe imazh i brand-eve më të njohura botërore si “Guess” etj.
Këtë fakt e kanë specifikuar edhe mediat greke, ku shumë prej mediave kanë shkruar për sukseset dhe sharmin e modeles shqiptare, duke pushtuar kështu mediat rozë të shtetit fqinj.
Ka qenë vet Oriola e cila i ka postuar disa nga titujt e mediave greke, si dhe një pjesë emisioni ku flitej për të dhe kompanitë botërore ku modelja është imazh.