Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” në Top Channel, Ronaldo Sharka ka ndarë një lajm të rëndësishëm për ndjekësit e programit të tij të ri “Pa Filtra”.
Pas njoftimit të Erjola Doçit si opinioniste të parë, Sharka konfirmoi se paneli do të ketë një tjetër emër të njohur që e nisi karrierën në këtë televizion.
Shqipe Hysenaj do të jetë opinionistja e dytë që do t’i bashkohet programit të ri të Sharkës.
Ky vendim ka konfirmuar dyshimet e ndjekësve që ishin përfolur shumë për këtë emër të njohur, duke rikthyer Hysenajn në ekranin e Top Channel ku e nisi karrierën e saj të suksesshme.