Nuk është podcast!! Arbana Osmani ka qenë e ftuara e parë e sezonit të ri të “Oxygen” me Besim Dinën, ku ka folur lidhur me projektin e saj të ri, i cili sipas moderatores, do të jetë një mix i gjithë programeve që ka moderuar më parë.
Nga ana tjetër, ajo ka folur edhe për moderimin e BBVK dhe arsyet pse nuk e ka pranuar moderimin e formatit.
Arbana shton se oferta ka marrë nga shumë televizione. Sa i përket BBVK, moderatorja thotë se vendimi për t’u bërë pjesë e BBVK do të prekte dhe persona shumë të rëndësishëm të jetës së saj, e nuk ka qenë gati për këtë.