Çifti po shijon ditët e fundit të pushimeve në Bodruam të Turqisë, dhe si gjithmonë Luiz Ejlli është ai që përditëson ndjekësit dhe fansat e tij me aktivitetet që çifti zhvillon gjatë ditës.
Këtë herë, Luizi ka vendosur të hyjë “live” me ndjekësit gjatë kohës që ai dhe Kiara po konsumonin darkën, dhe vëmendjen e mori “kombinimi” i Kiarës.
“Një mix shijesh me pak nga të gjitha” është darka e Kiara Titos. Kështu, moderatorja ka zgjedhur të konsumojë një pjatë me pak oriz, byrek, mish, salcë kosi,picë dhe një përzierje perimesh. Rezultati?! Shikojeni vet këtë “perlë shijesh”. Të kuptojmë shumë mirë Kiara! 🙂