Një njoftim i papritur ka ardhur nga “Vëllai i Madh” pak para nisjes së spektaklit të mbrëmjes së sotme (e premte).
Pas gjithë ngjarjeve të ndodhura së fundmi në shtëpi, thyerjes së vazhdueshme të rregullave dhe cënimit të njëri-tjetrit mes banorëve e deri te k*rcënimet, duket se është vendosur të përjashtohet dikush – të paktën këtë na lë të kuptojmë anulimi i televotimit. (Lexo këtu ngjarjet e listuara)
“Televotimi anulohet. Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar, do të rimbursohen. Detajet e tjera do të bëhen të ditura sot në Prime.”, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të “Klan Kosova”.