Xhensila Myrtezaj është një nga artistet që kohët e fundit është komentuar më shumë për jetën e saj private se për atë profesionale.
Ditën e enjte, më 26 shtator, Xhensila pati një seancë gjyqësore për ndarjen e pasurisë me aktorin Bes Kallakun.
Ndërsa ditën e djeshme një ditë më pas ajo shfaqet tejet e lumtur në rrjete sociale.
Ajo ndau disa pamje ku shihet me një këmishë të bardhë, dhe nuk e fsheh dot lumturinë në fytyrën e saj.
Ndonëse Xhensila e ka postuar këtë video pas divorcit, shumë besojnë se ky ishte mëngjesi në të cilin këngëtarja u divorcua, nisur nga veshja e saj.
Të jetë divorci shkaku i lumturisë së saj? Këtë nuk e dimë…