Sara Hoxha është një nga vajzat më të pëlqyera dhe të dashura të ekranit shqiptar.
Fillimisht ajo është bërë e njohur si partnerja e reperit Ledri Vula,gjë që ajo e pranon me shumë sportivitet.
Më pas, fitoi edhe më shumë popullaritet në spektaklin “Dancing with the stars Albania” ,ku dhe u shpall fituese.
Aktualisht Sara Hoxha,është blogere dhe gjithashtu ka paralajmëruar shumë projekte të reja për gjithë publikun e saj.
Por,si ka qenë Sara Hoxha para se të bëhej e famshme?
Faqja ‘Vipat në realitet’ ,ka nxjerrë një foto të blogeres para se të merrte gjithë famën që ka sot.
Nga çfarë shihet në foto,kuptohet qartë që Sara nuk ka ndryshime të theksuara në pamjen e saj,përveç se ndryshimit të look-ut dhe teknikës së make-up – kështu që po,Sara Hoxha është një bukuri natyrale dhe mund të themi që Ledri është me shumë fat që e ka! 🙂