Puntata e dytë e DWTS ditën e premte, përveç kërcimit, argëtimit e të qeshurave solli mjaft situata, debate e deri në akuza e epitete, duke sjellë kështu të gjitha ngjyrat e një formati televiziv.
Një nga debatet më të ‘nxehta’ ishte ai i Ina Kollçakut dhe Ilir Shaqirit e më pas me Valbona Selimllarin. Gjithçka nisi me komentet e partnerit në kërcim të Inës, balerinit Eltion Merja, kundrejt Ilir Shaqirit me të cilin ka pasur një debat mjaft të fortë në BBV1. Ilirit nuk i pëlqyen komentet e Eltionit dhe gjeti rastin t’a gjykojë përmes pozicionit të tij si anëtar jurie.
Ndërhyrja e Inës në mbrojtje të Eltionit, solli një debat të fortë me Ilir Shaqirin, që pasi me ndërhyrjen e Valbona Selimllarit, e cila po ashtu u përfshi në debat me Inën dhe situata doli komplet jashtë temës, që ishte kërcimi i çiftit Ina-Eltion.
Kjo situatë, u diskutua edhe në “Fun Club” sot, ku u hodhën disa mendime që i jepnin të drejtë herë Inës e herë Ilirit, duke ngelur po ashtu e hapur si situate, teksa në studio u tha se konkurentët këtë vit po kërkojnë protagonizëm me debate e jo me kërcim, në një spektakël kërcimi.
Lidhur me të gjitha këto, ka reaguar Ina Kollçaku përmes disa shkrimeve në Instastory, ku tregon hapur se e kërkon protagonizmin, njëlloj si çdo personazh tjetër që del në media, se prandaj edhe dalin aty. Gjithashtu, Ina është ndalur pak edhe te mënyra se si është bërë fillimi i debatit nga Kiara Tito, që sërish ka larguar fokusin nga kërcimi dhe nuk ka ç’dramatizuar situatën por përkundrazi, ka shtuar polemikat.