Pas daljes së Bardhit nga formati i ‘BBV3’, shkak gjendja shëndetësore jo e mirë e nënës së tij, një rrëmujë e madhe u krijua në rrjet.
Pasi Sara ngriti dyshimet në studio se dalja e tij mund të ketë qenë e planifikuar, ajo ka pretenduar se menaxheri i Bardhit, Jetmiri ka pasur për qëllim që t’i ndajë ata, por sipas saj, ai nuk ka arritur të realizojë këtë synim.
Më pas dyshja ka patur ‘përplasje’ nëpër rrjete sociale, e ndërsa ditën e sotme Sara ka ndarë në Instagram fotografi me Bardhin dhe nënën e tij.
Pas postimit të Sarës, sytë e rrjetit u kthyen menjëherë nga menaxheri i Bardhit, i cili pasndy ditësh më në fund është bërë i ‘gjallë’, por (çuditërisht) nuk ka asgjë për të thënë për çiftin, duke postuar kështu thjesht një urim për muajin e Ramazanit.