Një nga ato që u cilësua si ‘surprizat bombë’ të premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë” që u mbajt dje në “Pallatin e Kongreseve”, ishte Arbana Osmani.
Moderatorja nuk u pa të kalonte në tapetin e kuq, si gjithë të ftuarit e tjerë të mbrëmjes, e as të postonte lidhur me premierën e filmit në rrjetet sociale, diçka që Arbana e bën përherë në lançimet e reja të “Top-Channel”, gjë që vuri në dyshim prezencën e saj në premierë.
Mirëpo, më vonë u vu re se Arbana kishte marrë pjesë në premierën e filmit, dhe kishte mbërritur pak para fillimit të premierës, ndonëse nuk postoi asgjë në rrjete sociale.
Së fundmi, si për të shuar gjithë zërat dhe dyshimet e mundshme, Arbana ka postuar një foto në Instastory me një fanse, ku është shprehur e lumtur që ka takuar fansat e saj, por nuk mund t’i ripostojë të gjithë, duke postuar kështu vetëm një foto.
Me sa duket, kjo është forma që Arbana ka zgjedhur për të ‘reaguar’ duke injoruar gjithë zhurmën e duke treguar me ‘fakte’ se ishte e pranishme në premierë.