Ledjona Xheladinaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtij sezoni të BBV.
Së fundmi, ish-banorja ka zhvilluar një komunikim virtual me ndjekësit, ku është pyetur lidhur me detaje për jetën e saj, BBV si dhe shumë prej banorëve dhe ish-banorëve të këtij edicioni.
Një ndjekës i ka shkruar Ledjonës lidhur me Olsi Bylykun, një tjetër ish banor të këtij edicioni, largimi pas 2-javësh qëndrimi i të cilit u shoqërua me shumë zhurmë, ‘kunja’, e së fundmi një gjyq me TCH.
Sa i përket Olsit, Ledjona shkruan: “Olsi është djalë i rrallë dhe lum familja që e ka. Ps: Kur ta takoj sërish do bëj foto sepse s’na kanë lënë kohë thashethemet” , duke treguar kështu se ka qenë pranë ish banorit këto kohë jo dhe aq të mira për të.
Gjithashtu, Ledjona ka mbështetur Olsin në projektin e tij të fundit muzikor, që erdhi si një ‘përgjigje’ për televizionin e TCH, duke shpërndarë këngën e tij në rrjetet e saj sociale.