E ftuar në puntatën e sotme të ‘Cherry on Top’ ka qenë ish-banorja e shtëpisë së ‘BBV3’, e cila ka folur lidhur me shumë gjëra ku një prej tyre ishte dhe marrëdhënia e saj me menaxherin e Bardhit, Jetmir Agajn.
Marrëdhënia e dyshes ka qenë tepër e komentuar nëpër rrjete sociale, por mbrëmjen e sotme çdo pikëpyetjeje i është dhënë një përgjigje prej Sarës.
Ish-banorja shprehet se nuk ka marrëdhënie me Jetmirin dhe nuk beson që do të ketë ndonjëherë.
Ndër të tjera ajo shton se përveç respektit të Bardhit, ajo nuk ka asnjë marrëdhënie me të.
“Në momentin që kam dalë, kam parë që Jetmiri gjatë kohës që unë isha në një garë, gjë që mua më duket shumë e padrejtë, ndërkohë që një person është në një garë, ti vazhdimisht të postosh për atë person. Ndërkohë që unë nuk të shikoj nga atje ku jam, nuk të njoh as nuk më njeh dhe përveç kësaj dhe nëpër emisione ka thënë fjalën e tij, sigurisht unë nuk isha vajza më e mirë në botë dhe pse nuk më njihte, unë nuk isha vajza më e mirë në botë.
Unë nuk kam asnjë lloj marrëdhënie me Jetmirin dhe nuk besoj që do të kem ndonjëherë. Përveç respektit që ai ka investuar tek partneri im kur Bardhi nuk ka patur asgjë, por përveç respektit të Bardhit nuk kam asnjë marrëdhënie me të.” – u shpreh Sara lidhur me Jetmirin.