Ndarja e bujshme e Olsi Bylykut nga Egli Tako për shumë kohë, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Pas ndarjes, Egli zgjodhi të mos prononcohej në asnjë intervistë, ndërsa Olsi dha intervistën e tij të parë në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, ku la të kuptohej se këngët e tij të fundit, kanë qenë deri diku dedikime edhe për Eglin (sidomos ajo me Elgit Dodën).
Mirëpo, pas intervistës së Eglit të dielën që lamë pas në “Mos i bjer me Top”, ndër të tjera ajo deklaroi se i ka dëgjuar këngët e Olsit e nuk kanë aspak lidhje me të, duket se dhe Olsi ndryshoi mendim për sa kishte thënë më parë në rrjete sociale e intervista.
Ai ka shpërndarë me ndjekësit në Instastory, projektet e tij muzikore ndër vite, ku në fund shkruan “Që dmth balada kemi bërë edhe më parë…” , duke treguar projektet e tij të fundit nuk kanë të bëjnë me Eglin.
Ndoshta Olsi mund t’a thoshte edhe më parë këtë “detaj”, por zgjodhi t’a bëjë pikërisht në këtë moment, pas intervistës së parë të ish-partneres së tij.