Në 15 dhe 16 Maj trupa e teatrit bashkëkohor në Francë, Ilotopie, në liqenin e Tiranës dha një shfaqje ujore dhe piroteknike, “Fous de Bassin”, me rastin e Javës Kulturore të Francës.
Qytetarët që shkuan të ndiqnin nga afër shfaqjen e cila zgjati rreth 1 orë, ishin të shumtë.
E ndërsa një pjesë e tyre dhanë impresionet pozitive apo negative, një koment i papritur erdhi nga moderatorja e mirënjohur, Albana Osmani.
Me anë të një postimi në profilin e saj të Instagram-it, Osmani ajo u shpreh e revoltuar se këto ide thërrmojnë qenien njerëzore, familjet dhe fëmijët, të cilët duhen mbajtur larg këtyre shfaqjeve ku tregohen qenie satanike.
Moderatorja gjithashtu i është drejtuar publikisht kryeministrit Rama që të marrë masa.
“Ide te tilla dhe lobingje te tilla thermojne ne thelb qenesine tone nerezore natyrale. Kjo qenie as burre as grua satanike me brire cfare po ju meson femijeve dhe te pranishmeve ne kete show ne kodrat e liqenit tirane ?! Ne nuk kemi vdekur ne kte vend. Kemi ze dhe figure dhe qendrojme per vendin dhe familjen e paster shqiptare. Besimin ne zot dhe ne jeten e drejte. Kushdo qofte qe guxoi te manipuloje kedo deri ne kto pika: qendroji larg familjes shqiptare. Qendroji larg femijeve shqiptar. Mos u perpiqni te blini shpirtrat e te tjereve nese keni shitur tuajin. Se nuk ua lejojme.
[si piktore artiste konfirmoj qe nuk eshte aspak art gjithashtu, per kamufluesit pas kesaj teorie.]
Zoti kryeminister I vendit qe jemi kaq krenar me ty e punen tende te jashtezakonshme te lutem mer masa @ediramaal”