Prej dy ditësh, emri i Bleona Qeretit po lakohet si një nga banoret e sezonit të tretë të BBV. Që pas publikimit të këtij lajmi, rrjeti është “djegur” me postime mbështetëse për Bleonën dhe menjëherë nisën “tifozeritë” e para për të.
Por, mesa duket Bleona Qereti nuk do të jetë pjesë e BBV3 dhe këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një postimi.
“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqiptare, më duhet t’iu them që këto lajme nuk janë të vërteta. Do ju lutesha portaleve t’i hiqni nga qarkullimi.” – shkruan Bleona.
Epo, duket se përpos dëshirës së publikut, Bleona nuk ka ndërment t’i rikthehet ekraneve shqiptare, të paktën për tani.