Këtë të hënë Bieta Sulo startoi emisionin e saj “Ftesë në 5”.
Nuk vonoi shumë dhe ajo arriti të bëhej virale në rrjetet sociale për hapjen që i bëri emisionit duke folur disa fjalë në gjuhën italiane.
Kanë qenë të shumtë personat në rrjetet sociale përfshirë këtu edhe figura të njohura që e kanë ironizuar këtë moment të moderatores.
Së fundmi ka qenë aktorja Egla Ceno e cila ka ndarë një video nga plazhi, ku shpjegon çfarë po bën në “italisht”.
Më herët edhe Luizi është “tallur” me Bietën duke postuar një video të ngjashme në makinë.