Duket se ish banorja e BBV, pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe të ndenjurit vetëm, më në fund i është rikthyer takimeve me miqtë.
Së fundmi, ajo ka qenë në Përmet në festivalin “Nona”, së bashku me Armaldo Kllogjerin e Bled Manen, të organizuar nga ky i fundit. Nga sa pamë në rrjetet sociale përmes videove, Efi kaloi mjaft mirë pranë Maestros.
Tashmë Efi është bashkuar me një tjetër ish-banore të BBV, modelen Jori Delli. Ndonëse nuk kanë qëndruar shumë kohë në të njëjtën shtëpi, dhe për aq kohë sa qëndruan të dyja, nuk patën ndonjë miqësi të madhe, duket se pas kësaj eksperience vajzat janë bashkuar dhe këtë “ritakim”, siç e quajti Jori, t’a postojnë në rrjetet e tyre sociale.
Nga sa kuptohet nga sfondi i fotos, ato ndodhen në studion e tatuazheve ku Efi ka punuar dhe vazhdon të rrijë shpesh, duke e quajtuar shtëpi të dytë. E me sa duket, ka qenë Jori ajo që ka shkuar të vizitojë Efin, ose ka shkuar të bëjë një tatuazh dhe janë takuar aty. Megjithatë, duhet thënë se të dyja duken në super formë! 🙂