Olsi Bylyku dhe Egli Tako prej kohësh kanë qenë në vëmendjen e mediave rozë për lajmin e ndarjes së tyre dhe gjithë projektet muzikore që Olsi solli më pas, të cilat në publik u morën si dedikime për (ish)partneren e tij.
Ndërsa, aktori dhe këngëtari është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij të fundit me Ronela Hajatin, duket se dhe Egli ka vendosur t’i hyjë muzikës sërish.
Në një postim të fundit në Instastory, Egli ka ndarë një pamje ku duket të jetë në një studio muzikore, duke punuar me një projekt. Postimin, Egli e ka shoqëruar me një emoji që nënkupton që ka një surprizë shumë shpejt për ndjekësit e saj.
Mbetet për t’u parë nëse Egli do të sjellë një projekt të saj muzikor dhe nëse po, a do të ketë ndonjëlloj dedikimi ose “diss”- i për ish partnerin e saj?
Kujtojmë se Egli së bashku me Olsin kanë sjellë më herët dy projekte muzikore, të cilat u pëlqyen shumë në publik.
Së fundmi, për Eglin ka qarkulluar dhe lajmi se ajo ka lënë pas historinë me Olsin, duke nisur një marrëdhënie të re me një person jo të njohur për mediat dhe ekranin, me të cilin shihej teksa kalonte kohë në një nga pishinat e qytetit – lajm pas të cilit Egli u shpreh e revoltuar kundrejt mediave.
(Lexo këtu)