Qytetet e mëdha historike dhe me shumë turistë, përtej vlerave dhe kënaqësisë që përcjellin shpeshherë bëhen edhe të rrezikshme për shkak të numrit të madh të grabitësve.
Roma së fundmi është kthyer në një vend me një numër të lartë hajdutësh. Orinda Huta ishte ajo që ndau dje një postim në InstaStory ku shkroi:
“Nuk më është dukur kurrë Roma më e shëmtuar se këto dy ditë. Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë, as në bagazh të makinës. Ka hajdutë pafund.”
Në të njëjtën situatë është gjendur edhe Adrola Dushi. Modelja u tregoi ndjekësve se I kanë vjedhur pasaportën.
“Romë e bukura Romë. Mirë që nuk na morën kokën të paktën”, shkruan Adrola krah një pasaporte emergjente, pasi origjinalen ia kanë vjedhur bashkë me sende të tjera me vlerë, duke e kthyer këtë udhëtim në një kujtim aspak të bukur.
Prandaj yje, kujdes kur udhëtoni!