Sara Gjordeni u përjashtua mbrëmjen e djeshme nga BBV, si pasojë e një zarfi të zi pas debatit me Françeskën në tualet.
Përjashtimi i Sarës shkaktoi jo pak ‘zhurmë’ në rrjet, ku disa e quajnë më se të drejtë këtë vendim, disa mendojnë që duhet të dilte Françeska e jo Sara dhe pjesa tjetër që vendimi duhej të ishte i njëjtë për të dyja.
Mirëpo, këtë moment e ka komentuar edhe ish finalistja e BBV2, Efi Dhedhes, e cila shprehet se ky është momenti më i lumtur i jetës së saj.