Duket se vizita e Sarës në Kumanovë, i ka dhënë fund ‘dramës’ lidhur me çiftin Sara-Bardhi dhe aludimin se familja e këngëtarit nuk e pranonte Sarën.
Sara ka postuar sot si fillim një foto me Bardhin, e më pas ka vazhduar me një postim ku duket se është pranë nënës së Bardhit, teksa mbajnë duart e njëra-tjetrës.
Mirëpo, nuk ka mbaruar këtu. Pas postimit me nënën e Bardhit, Sara duket se hapin e radhës e ka hedhur me motrën e këngëtarit, të cilën e ka shtuar në listën e ndjekësve në Instagram.