Ditën e sotme në media u publikua videoja e dhunës së ushtruar ndaj Klea Prengës nga motrat Mariela dhe Antonela Berisha. Sulmi ndodhi në një restorant në Tiranë ndërkohë që Prenga ishte duke konsumuar ushqim me persona të tjerë në tavolinë.
Pas publikimit të videos, ka ardhur edhe reagimi i Klea Prengës, e cila e ka ripostuar videon duke shkruar:
“Të dashur miq,
Pamjet e sulmit të shpifur u shpërndanë sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundërrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron. Falënderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japë.Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkojë në vendin e duhur.
Faleminderit.”