Duket se Heidi e ka pritur jo dhe aq mirë nominimin që bëri Graciano ‘Prime’-n e fundit, ku me anë të “Kutisë së Pandorës” nxorri në nominim Heidin, Romeon dhe Lisin.
Menjëherë gjatë darkës pas ‘Prime’, Heidi ka pasur një debat mjaft të fortë me Rozën, ndërsa ka folur dhe për avantazhin që pati Graciano me ‘Kutinë e Pandorës’ ku shprehet se nuk mundet një banor të nxjerri banorë se i do qejfi.
Lidhur me këto sjellje të Heidit, ka reaguar opinionistja Neda Balluku, e cila shprehet kundër saj për fjalët që ka thënë dhe mënyrën se si e ka pritur nomimin.
Neda shprehet se është shumë për të ardhur keq që ka nxjerrë në pah pjesën e shëmtuar kaq lehtë, pasi nuk përballon dot presionin e nominimit.