Prej disa ditësh tashmë, Olsi Bylyku po përflitet për lidhjen e re me një gazetare që quhet Denada. Shkak u bë fakti se burime treguan se i kanë parë bashkë në lokalin e Olsit në Korçë. Përpos kësaj, një foto u bë publike ku Denada mbante veshur një bluzë të Olsit e si të mos mjaftonte kjo, gazetarja ndjek familjen e aktorit (mamin dhe motrën) në rrjete sociale.
Kaq mjaftoi që të gjithë të besojnë se Olsi ka lënë pas krahëve historinë me Eglin, dhe ka nisur një histori të re dashurie, ndërsa vet Olsi nuk kishte bërë asnjë reagim lidhur me këto lajme, deri më sot…mirëpo, diçka ndodhi.
Së fundmi, Egli Tako ka postuar në Instastory disa fjalë të Meryl Streep, të cilat rrjeti i mori si një reagim për lidhjen e re të Olsit, e me sa duket jo vetëm rrjeti, por edhe vet aktori.
Pas këtij postimi të Eglit edhe Olsi Bylyku, i cili deri më tani nuk ka reaguar lidhur me lajmet për lidhjen e tij të re, vendosi të reagojë. Me një video nga makina e tij, aktori shkruan: “Si m’duket vetja kur shoh lajmet…”
Ok Olsi në rregull, po pikërisht sot pas postimit të Eglit të duket vetja kështu…?!