Luiz Ejlli sot ka nisur të heqë nga lista e personave që ndjek disa personazhe. Së pari e nisi me gazetarin Ronaldo Sharka, i cili menjëherë “mori hak” duke hequr Kiara Titon nga Instagrami.
Por, Luizi nuk u mjaftua me kaq. Vetëm pak më parë ai ka hequr edhe Krist Dragot nga lista e “Following”, ndërsa ky i fundit vazhdon ende t’a ndjekë Luizin.
Menjëherë ndjekësit e kanë vënë re këtë ndryshim në Instagramin e Luizit, duke shkruar për këtë, ndërsa Luizi ka zgjedhur të përgjigjet shkurt “Me shokët”
Nuk dihet çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre, pasi asnjëri nuk ka reaguar më gjatë lidhur me këtë. Reagimi i fundit sa i përket një debati të mundshëm mes dyshes Luiz-Krist, ka ardhur nga ky i fundit, i cili u shpreh se Luizi ëndërronte pas orës 12 për të (fantazi seksuale) në mes të finales së “She’s on Top” – reagim ky që nuk mori asnjë përgjigje nga ana e Luizit, të paktën publikisht.