Erjola Doci është surprizuar gjatë “Prime” mbrëmë nga e ëma e saj, ndërsa ka bërë dhe një rrëfim të sinqertë dhe drithërues të “linjës së jetës”.
Erjola rrëfeu gjithçka – nga fëmijëria te humbja e të atit në moshën 14-vjeçare, një histori dashurie toksike me dhunë fizike dhe e përmbylli me një takim emocionues me mamin e cila për herë të parë kishte hequr rrobat e zeza, si dhe një dolli për babin e saj të ndjerë.
Rrëfimi i Erjolës ka prekur gjithë publikun e gjerë, ndërsa personazhet publikë kanë ‘shpërthyer’ në reagime mbështetëse dhe mesazhe pozitive për banoren.
Më poshtë, po ju sjellim disa prej tyre: