Prime-n e kaluar, Meritoni rrëfeu linjën e tij të jetës, mes sakrificave të shumta, deri te ndjesitë brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe lidhjen me Ilnisën.
Pas rrëfimit mjaft prekës të Meritonit, ka ardhur edhe reagimi i Ilnisës, e cila përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se sa me fat ndihet që ka njohur të dashurin e saj brenda në shtëpinë e BBV.
“Ndihem njeriu më me fat që të njoha, që të dua dhe që të kam. Je shembulli i fituesit të vërtetë”, shkruan ish-banorja.
