Në javën që lamë pas ka patur jo pak debate në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’. Ganiu duket se ditët e fundit ka qenë në tension, pasi në spektaklin që kaloi pretendoi se është shantazhuar nga Buci para se të futej në ‘BBVK’, deklaratë e cila, sigurisht u prit me replika të forta dhe i ndau banorët në grupe për të diskutuar.
Mirëpo ky tension dhe gjendje e rënduar emocionale e Ganiut ka bërë që të ‘shpërthejë’ në një bisedë të zakonshme me Lumbardhin, për të cilin Ganiu pretendon se e ka ‘prekur’ në jetën e tij personale. Javën që shkoi në debat e sipër, ndoshta edhe i keqkuptuar nga ajo çfarë mund t’i ketë thënë Lumbardhi, Ganiu ka ngritur tonin e zërit dhe ka goditur disa herë me forcë tavolinën ku ata po bisedonin.
Situata mes tyre duket se u neutralizua me ndërhyrjen e banorëve të tjerë e më konkretisht të Azemit i cili ndodhej aty pranë kur ndodhi debati.
Por sot djemtë kanë vendosur të ‘sqarohen’. Lumbardhi i thotë Ganiut se nuk ka dashur ta provokoj, por nga ana tjetër nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i tij me ngritjen e tonit të zërit dhe kaosin që krijoi në shtëpi. Sipas tij, është Ganiu ai që ka dalë ‘keq’ në gjithë këtë situatë.
“Unë nuk kam dashur të të provokoj, edhe pse është e drejta ime, por ti e ke qitë veten keq, nëse ajo është mënyra e kulturës tënde duke goditu në rregull, por mënyra ime me u shpreh është me dal vet, eci, qetësona, nuk i gjuhem njeriut para fytyrës edhe aty të respektova, nuk e thash asnjë fjalë”, tha mes tjerash Lumbardhi.
Ndërsa ky i fundit, i tha se është e drejta e tij që ta bëjë këtë gjë kur i preket jeta personale.
“Kur bëhet fjalë për një çështje që ka pasur të bëjë me moralin tim, unë e kalli krejt. Unë kam të drejt mos me të godit ty, qajo më qet keq mua, a që e thej unë një gjë, e që bërtas, këso gajle ishalla kam gjithë”, tha Gania.