Nita Latifi është një nga ish-banoret e BBV2 që arriti të prekë gjysmëfinalen dhe që është bërë e dashur për publikun për qetësinë që e karakterizonte në shtëpi.
Aktualisht, Nita ruan raporte të mira me çiftin Luiz-Kiara, dhe e ka shprehur përherë mbështetjen për ta me anë të komenteve nëpër rrjete sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në një intervistë, ku ndër të tjera ka folur edhe për Luizin dhe lojën e tij në BBV2.
Nita është shprehur me fjalë tepër pozitive për fituesin e BBV2, ndërsa nuk ka ngurruar të shprehë vlerësimet për të.
“Ka luajtur lojë fantastike. Gjithnjë e ka thënë që jam këtu për të fituar çmimin e madh dhe do bëj gjithçka për këtë. Këtë lloj sinqeriteti e kam vlerësuar gjithnjë te Luizi” – ka thënë Nita ndër të tjera.