Megi Pojani është padyshim një nga emrat më të lakuar e më të pëlqyer të ekranit.
Në podcatin e saj “Me kast” së bashku me të motrat, Megi ka treguar historinë që i ka shenjuar fillimet e saj në ‘botën’ e medias dhe showbizit, kur asokohe 20vjeç punonte për Dalina Buzin në “Anabel”.
Moderatorja ka treguar se si ishte ‘nënçmuar’ dhe ulur si figurë dhe si njeri, me etiketime si k*rvë për një fustan të markës ‘Balmain’, të cilin vet ia kishin dhënë t’a vishte në xhirimet e miniserive që jepeshin në Youtube dikur e më pas e kishin ‘kryqëzuar’ pse e kishte postuar një foto me atë fustan ne Instagram.
Lidhur me këtë histori që Megi tregoi, ka reaguar edhe vet Dalina duke ‘ironizuar’ Megin, ndërsa shprehet se ‘ajo është duke ngrënë creme brulée, ndërsa të tjerët të hanë m*tin e vet’.