Skualifikimi i Metit nga BBVK pas debatit me Blerandon, duket se i hapi rrugë një sërë dënimesh për banorët e tjerë. Ndonëse nuk ka pasur pezullime (të paktën ende jo) pas largimit të Metit, dënimet nuk kanë munguar për Shqipen, Ganiun dhe Edonën.
Tre banorët janë “detyruar” të qëndrojnë pa folur deri në rënien e gongut që do t’i japë sërish të drejtën banorëve të flasin , ndërsa banorët e tjerë nuk kanë ndalur ngacmimet kundrejt tyre.
Nga ana tjetër, për gjithë ofendimet ndaj njëri-tjetrit në gjithë këto kohë BBVK, banorët janë detyruar secili të shkruajë 600 herë në fletore shprehjen: “unë nuk do t’i thyej rregullat e Big Brother” – po po, tamam si në shkollë!!! :p