Ditën e djeshme Sara dhe Endriku janë sqaruar për historinë e tyre të dashurisë, ndërsa kanë thënë se gjërat i kanë lënë në të shkuarën dhe historia e tyre nuk do ndikojë në qëndrimin e tyre në shtëpi.
Nga ana tjetër, Endriku i ka thënë se është shumë i lumtur për të dhe Bardhin, ndërsa pas këtij momenti Endriku dhe Bardhi janë afruar më shimë me njëri-tjetrin, ku kanë ndarë disa biseda lidhur me muzikën.
Në një moment, Sara ka qenë duke folur me Albin ku është shprehur se i duket shumë e çuditshme kur sheh Bardhin dhe Endrikun bashkë.
Ajo i ka treguar Albit se me Endrikun ka qenë e fejuar dhe se është zhgënjimi i saj i parë. Gjithashtu, Sara ka shtuar se me Endrikun është ndarë në një mënyrë shumë të keqe.