Megan Fox dhe Machine Gun Kelly thuhet se janë rikthyer në planifikimin e dasmës së tyre. Ata shpresojnë që të martohen së shpejti, sipas një raportimi të bërë të enjten nga Us Weekly.
“Ata janë sërish në rrugën e duhur”, tha një burim pranë tyre. “Ata kanë pasur shumë sukses në terapinë në çift. Ndërsa kanë filluar t’i besojnë njëri-tjetrit, ata kanë folur për t’u martuar përsëri”.