Dita e sotme ka nisur ndryshe për Luiz Ejllin! Në fillimin e vitit të ri shkollor, ai ka vendosur të jetë pranë fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli”, ku ka kaluar disa momente me fëmijët dhe më pas ka shoqëruar dy prej tyre në shkollë, të cilët u ulën në bangat e shkollës për herë të parë.
Gjatë vizitës së tij në shtëpi, ai pa se vogëlushët kanë disa mungesa, për të cilat Luizi i ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të bëhemi bashkë e t’i ndihmojmë.
“Isha te fëmijët jetimë te “Zyber Hallulli”. Mendova t’i bëja sado pak të lumtur, ndenja me ta dhe kam një kërkesë për gjithë ju. Aty janë plot 38 fëmijë. Ata kanë nevojë për shumë gjëra, por ajo që mund të bëjmë të tërë bashkë është të paktën për rroba. Për fat të keq, raftet i kishin bosh dhe dua të bëj thirrje t’i ndihmojmë të gjithë bashkë” – ka thënë ndër të tjera Luizi.