Vivien Thano bëri ‘lëmsh’ rrjetin disa ditë më parë, kur deklaroi se një nga arsyet përse ajo dhe reperi Getinjo i dhanë fund lidhjes, ishte pasi ky i fundit ishte i varuar nga bixhozi. (Ves i rëndë apo jo?!)
Getinjo e pranoi varësinë e tij, por megjithatë bëri me dije se kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes. Fansa të reperit kanë ofenduar Vivien dhe pikërisht për këtë arsye, Getinjo ka kërkuar nga të gjithë që të mos e komentojnë më ish-lidhjen e tij dhe mbi të gjitha, të “lenë rehat” personin që ka qenë në marrëdhënie me të.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve duket sikur Vivi nuk i ka përballuar dot andaj është shfaqur në gjendje të rëndë emocionale në rrjetet e saj sociale.
“Po ndihem në siklet. Çfarë je duke bërë?!”, shkruan ajo…