Pasi Bardhi postoi foton e nënës së tij nga spitali, duket se situata dhe aludimet u sqaruan, mirëpo ndodhi krejt e kundërta pasi ky postim i la rrugën një lufte të hapur publike e me ‘kërcënime’ mes Jetmirit, menaxherit të Bardhit, dhe Sara Gjordenit.
Jetmiri postoi në Instagramin e tij disa Instastory ku ‘sulmoi’ Sarën dhe ndër të tjera tha se famën do ia japë por për keq.
Sara ia ktheu me të ‘njëjtën monedhë’, duke e ‘sulmuar’ dhe ‘kërcënuar’ gjithashtu.
Mirëpo, nuk u mjaftua këtu, pasi Sara ka bërë një tjetër reagim ku tregon se Bardhi nuk po e mban ende Instagramin e tij dhe po ia menaxhon ende Jetmiri dhe kjo është arsyeja që nuk janë ende follow.
Gjithashtu, Sara la të nënkuptohet se nuk ka asnjë ndarje e as krisje mes saj dhe Bardhit, ndërsa shkruan “Grisi dhe Blanco ju duan shumë”
Ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është që pak minuta pas publikimit, Sara e ka fshirë menjëherë postimin.